Çfarë paralajmëron Petrovski, nëse bëhet kryetar?


Kandidati për kryetar të VMRO-së Filip Petrovski nëse zgjidhet për kryetar paralajmëron bllokada në gjithë shtetin deri në lirimin e të paraburgosurve për ndodhitë në Kuvend.

Në qoftë se merr timonin e partisë, Petrovski u premton anëtarëve të VMRO-së se do të bllokohet i gjithë Shkupi, Kuvendi, Qeveria, vila e presidentit, aeroporti, hekurudha, vendkalimet kufitare, qytetet e institucionet.

“Dhe kjo do të zgjas deri në lirimin e 36 patriotëve të ndodhive të 27 prillit, ndërsa unë personalisht do jem në krye të atyre protestave dhe bllokadave si më 1997. T’ju rikujtoj, para një muaji dhashë propozim këtu në Fejsbuk për braktisjen e Kuvendit dhe kjo ndodhi para disa ditësh”, ka shkruar Petrovski,