CDU: Nuk ka nevojë për nervozë, datë do të ketë

BERLIN, GERMANY - OCTOBER 29: German Chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Angela Merkel speaks at a press conference the day after elections in the state of Hesse on October 29, 2018 in Berlin, Germany. Merkel announced that she will not seek re-election neither as party chairwoman nor as chancellor, and that she will withdraw from political office once her terms end. The CDU came in first place in Hesse but at 27% a full 11 points less than in the last election. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Nga CDU-ja qeveritare e kancelares Angela Merkel për “Frankfurter algemajne cajtung” thonë se “nuk kuptojnë pse është aq problem i madh anulimi për tre muaj i vendimit për negociata me Maqedoninë e Veriut, kur është e zgjidhur se hapja e kapitujve të parë të negociatave do të ndodhë në dhjetor”.

“Sa i takon Maqedonisë së Veriut, sipas njohurive dhe vlerësimeve të mia, mund të them se vendi në fund të shtatorit do të merr pëlqim nga grupi im parlamentar dhe Bundestagu”, ka thënë deputeti i CDU-së, Johan Vadeful.

Ai paralajmëron se “nuk është e ndihmës përhapja e frikës nga fuqitë ose vendet treta”, pas pohimeve se anulimi i vendimit për negociata mund t’i forcojë aktivitetet dhe apetitet e Rusisë dhe Kinës në rajon, transmeton Dojçe Vele.

Vadeful i hedh poshtë kritikat ndaj Bundestagut për anulimin e vendimit për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut deri në shtator.

“Ne kemi përgjegjësi para popullit tonë, veçmas kur bëhet fjalë për një vendim pozitiv për fillim të negociatave. Patjetër popullit tonë qartë t’u shpjegojmë pse kemi thënë ‘po’”, thotë deputeti gjerman.