Çdo i treti, shofer i dehur në Shkup


Për gjashtë orë në Shkup gjatë fundjavës së kaluar, nga ora 23 ora deri në pesë ora në mëngjes Ministria e Brendshme ka sanksionuar 248 shoferë të dehur nga gjithsej 726 shoferë të kontrolluar. Kjo nënkupton se çdo i treti shofer është i dehur.

Numri i aksidenteve me pasoja fatale është në rritje e sipër prandaj ky fakt nuk duhet anashkaluar. Përkundrazi ky tregues tregon se duhet të shtohen masat e sigurisë. Për këtë qëllim MPB ka shtuar kontrollet në komunikacion me qëllim të mbrojtjes të të gjithë pjesëmarrësve.

Përmirësimi i sigurisë në komunikacion mund të arrihet vetëm përmes aktivitete preventive dhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme të policisë në teren. Vetëm në këtë mënyrë do të ndryshojmë kulturën dhe vetëdijen për respektimin e rregullave të komunikacionit nga pjesëmarrësit, thonë nga MPB.