Çavkov në gjyq me pranga në dorë


Deputeti Pavle Bogoevski, njëri nga personat e sulmuar gjatë ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, në rrjetet sociale ka publikuar fotografi të Mitko Çavkovit i cili merret në pyetje para gjykatësit në Gjykatën penale. Mëngjesin e sotëm, Çavkov dhe 35 persona të tjerë, mes tyre edhe deputetë të VMRO-së janë arrestuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, natën e 27 prillit.