Carovska: 41.6 mil. den. investime për kopshtet

Minstrja e punës dhe Politikes Sociale Milla Carevska thote se dikasteri të cilin e drejton është përqëndruar në investimet kapitale për kopshtet e fëmijëve. Deri në fund të vitit do të hapen 24 kopshte të reja me theks nëpër vendet rurale të Maqedonisë.

Qeveria ka ndarë mjete në vlerë prej 41.6 milionë denarë jo vetëm për rikonstruimin e tyre por edh për ndërtimin e kopshteve të reja për fëmijët. Sipas saj Investimi i qeverise aktuale per kopshtet eshte me i madh se sa qe ka qenë vitin e kaluar nga qeveria e kaluar. Ministrja Carovska ka folur edhe për Kopshtin në Komunën e Sarajit, për të cilin ka thënë se pret nga Komuna të dorëzojnë projektin e kompletuar së bashku me dokumentacionin e nevojshëm.