Çairi “dhuron buzëqeshje” me maratonën për fëmijët me kancer


Temperaturat e larta nuk ishin pengesë për banorët e Komunës së Cairit, të cilët iu bashkangjitën mini-maratonës e cila u organizua për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga kanceri.

“Give a smile” – “Dhuro një buzëqeshje”, ishte motoja e maratonës.

Grupe muzikore, artist të ndryshëm nuk hezituan për tu bashkangjitur në këtë eveniment humanitar.

Qytetarë nga mosha 7 deri në 70 vjeçare ishin pjesë e kësaj maratone. Një gjë e tillë nuk ishtë parë kurrë më pare në këtë vend.

Organizatorët treguan se gjithcka shkoi ashtu siç ato kanë planifikuar. Përmes pjesmarrjes në këtë maraton te gjithë kanë treguar humanitetin e tyre.

“Nuk ishte e lehtë por nuk ishtë as e vështirë , na ka mjaftuar vullneti që e kemi pasur për ta realizuar” u shpreh organizatorja Elif Efsadi

“Shpresoj se ky eveniment të mbetet traditë , nësë jo unë le ta bëjë dikush tjetër”, tha Elif Efsadi, organizatore.

Nuk munguan as prindërit fëmijët e të cilëve vuajnë nga kjo sëmundje. Ata u shprehën tejet mirënjohës për inicimin e aktiviteteve të tilla bujare.