Çadikovski është zgjedhur në mënyrë legjitime

Këshilli drejtues në seancën konstituive të mbajtur dje njëzëri ka sjell interpretim autentik të dispozitave të Statutit të SHGM-së që i referohen Kuvendit zgjedhor sipas së cilës kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski është zgjedhur në mënyrë legjitime me shumicë votash nga anëtarët e rregullt në momentin e votimit.

Në seancën është propozuar dhe zgjedhur njëzëri Filana Koka për zv/kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë.

Çadikovski në zgjedhjet e së shtunës mori gjithsej 86 vota, ndërsa kundërkandidati tjetër Stojançe Naumov, 77 vota. Krahas kryetarit të ri, SHGM-ja zgjodhi edhe anëtarët e bordit të drejtorëve, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarët e Këshillit të Nderit. Deri më tani postin e kryetarit të SHGM-së e ka ushtruar Naser Selmani.