Buzaku: Që nesër jam kryetar i ri i BFI-së në bazë të vendimit të gjykatës dhe akteve të brendshme


Skender Buzaku sot në një deklaratë për mediat paralajmëroi se prej nesër ai është kryetar i ri i Bashkësisë Fetare Islame.

Siç theksoi ai do ta drejtojë Bashkësinë Fetare Islame në pajtim me një vendim gjyqësor dhe të gjitha aktet e brendshme.

Informoi se ka informuar edhe policinë financiare e cila duhet të bëjë shqyrtimin e punës së deritanishme të kryetarit Sulejman Rexhepi në Bashkësinë Fetare Islame.

Siç tha ai pret ndërmarrjen e qetë të udhëheqjes së BFI-së dhe vlerësoi se e gjithë procedura deri më tani është bërë në atmosferë demokratike.