Buxheti prej 530 milionë euro arsyeja kryesore e betejës Zaev – Sela për Shëndetësinë?


Kohëve të fundit qytetarët e Maqedonisë ishin dëshmitarë të një “lufte” të vërtetë mes Ziadin Selës dhe Zoran Zaevit, për marrjen e ministrisë së shëndetësisë, shkruan Fakte. Kjo “luftë” për “jetë a vdekje” për pjesën më të madhe të opinion është ndoshta edhe e pakuptimtë, pasi atyre u servohet e mbështjellur me folklor-patriotizëm dhe populizëm të shtuar. Por cila është arsyeja e vërtetë që asnjlra palë nuk lëshon pé?

Buxheti i Maqedonisë për vitin 2018 shënon një rritje të vogël dhe është projektuar në 211.7 miliardë denarë ose 3.44 miliardë euro. Prej këtyre, pjesa më e madhe është planifikuar për pensione dhe mbrojtje sociale 32% (75.3 miliardë denarë) dhe për zhvillim ekonomik dhe çështje finansiare 19% (43.5 miliardë denarë), këtu janë të kyçura edhe servisimi i borxhit të shtetit.

Resori bindshëm më i pasur në Maqedoni është shëndetësia. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e financave, për vitin 2018 për shëndetësinë në Maqedoni janë ndarë 14% nga të gjitha paratë, ose 32.6 miliardë denarë (530 milion euro)

Pas shëndetësisë radhitet arsimi, shkenca dhe sporti me 11%, pastaj siguria dhe rendi publik me 5%, transporti, lidhja, ndërtimtaria dhe ekologji me buxhet të përbashkët 5%, bujqësia me 5%, mbrojtja me 3%, punët e jashtme dhe integrimi 2%, kultura 2%, zhvillimi rajonal me 1% dhe në fund drejtësia (gjykatat) me 1%.