Bundestagu miratoi fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut me BE-në


Deputetët e në Bundestagun gjerman sonte me shumicë votash kanë miratuar që qeveria të angazhohet për negociata qasëse me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për propozimin kanë votuar edhe pushteti dhe një pjesë e opozitës. “Për” kanë votuar 476 deputetë, kundër 122, ndërsa 16 kanë qenë të përmbajtur.

Mbështetje ka marrë edhe Rezoluta individuale për fillim të negociatave me Shqipërinë. Siç ka transmetuar Dojçe Vele në gjuhën maqedonase në debatin i cili ka zgjatur diçka më shumë se gjysmë ore, deputetët e partive në pushtet CDU/CSU dhe socialdemokratët kanë shprehur mbështetje në përpjekjet e reformave të Shkupit dhe në shumë raste e kanë theksuar Marrëveshjen e Prespës si arritje e madhe për mbarë rajonin.

Në pjesën për Maqedoninë e Veriut koalicioni qeveritar kërkoi të garantohet se kursi reformues dhe rrumbullakimi i reformave të nevojshme do të ruhen. Shtohet se Maqedonia e Veriut patjetër të bëjë përpjekje shtesë që të përmbush kriteret për anëtarësim në BE, veçmas në pjesën e sundimit të së drejtës, efikasitetit të Prokurorisë speciale publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe forcimit të institucioneve dhe mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut.

Planet aksionare të propozuara nga KE patjetër të marrin afate të qarta, përmbushja e të cilëve duhet të jetë kusht për hapjen e kapitujve të ri. Bundestagu e ka mbajtur të drejtën të ndryshojë qëndrimin e vet nëse vërteton se nuk përmbushen kushtet e vendosura për fillim të negociatave.

Në seancën e Bundestagut ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili është për vizitë pune në Berlin.

Për Shqipërinë, për të cilën poashtu është miratuar fillim i negociatave “për” kanë votuar 395 deputetë të Bundestagut, 188 kanë qenë kundër ndërsa 16 të përmbajtur.