Bujar Osmani sot takohet me Mogherinin në Bruksel


Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropjane, Bujar Osmani, nga nesër do të qëndrojë për vizitë pune dyditore në Bruksel. Me këtë rast do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, dhe të Sigurisë dhe Nënpresidenten e Komisionit Evropian, Federika Mogherini.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryeministri Osmani do të ketë takim edhe me Dimitris Avramopulos, Komisioner për Migrim dhe Punë të Mbrendshme, si dhe me Kristijan Danielson, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtoratin për Politikë Evropiane të Fqinjësis dhe Negocitat e Zgjërimit.

Në takime, Osmani do të prezantoj masat e parashikuara me Planin e ri të reformave, Plani 18, kurse do të hapen edhe të gjitha temat tjera që lidhen me integrimin evropian të vendit, në funksion të shpresave nga samitet e radhës të Bashkimit Evropian, në fundë të këtij muaji.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryeministri Osmani sëbashku me Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të takohet edhe me Komesioneren e Tregtisë, Sesilija Malstrom. Pritet që temë e bisedimeve të jenë marrëdhënjet tregtare ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht sfidat të cilat dalin nga keqësimi i marrëdhënjeve mes Bashkimit Evropian dhe SHBA në pjesën e tregëtis me çelik .

Zëvendëskryeministri Osmani gjatë vizitës me karakter pune në Bruksel do të takojë edhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në grupin e punës KOVEB, kurse në margjinat e vizitës, për integrimin evropian të Maqedonisë do të flasë edhe para përfaqësuesve diplomiatik si dhe të sektorit civil në Bruksel, në takimin që organizohet nga fondacioni Hans Zajdl.