Buçkovski: Zaev do ta paguaj faturën e amnistisë, por skishte zgjidhje tjetër


Zoran Zaev do të paguajë çmim të lartë politik për ligjin për amnisti”, vlerësoj ish kryeministri nga radhët e LSDM-së, Vllado Buçkovski, i cili mbrëmë ishte mysafir në lajmet e “Kanal 5”, njofton Portalb.mk.

Sipas Buçkovskit, ligji i cili përpara Vitit të Ri u mundësoi mbi 15 personave pjesëmarrës në ngjarjet e 27 Prillit, do t’i japë verdiktin e gjykimit Zaevit.

Sipas tij, tani është më e rëndësishme të ndërrohet Kushtetuta.

“Si politikan i cili jashtë ndërton imazh të mirë për shtetin, ai është i vetëdijshëm që do ta paguajë çmimin politik, por ajo është mënyra e vetme për të siguruar plus 3 deputetë për ndryshime kushtetuese. Ky përfundim do të dërgojë përpara parimeve të sundimit të së drejtës”, tha Buçkovski.

Ai gjithashtu tha se në situata të rregullta ky ligj për amnisti do të kërkonte analizë më të detajuar dhe shumë debat të ekspertëve juridik, por situata e jashtëzakonshme ka kërkuar veprime në të cilat bëhen edhe gabime.