BUÇKOVSKI: Mbi 700 mijë qytetarë do të votojnë “për” në referendum

Për një vit, Maqedonia ka bërë hap serioz në të ardhmen e saj euroatlantike, ka deklaruar profesori Vllado Buçkovski, ish kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes në emisionin në “TV Blumberg” të Bullgarisë.

“Referendumi për emrin është moment historik për Maqedoninë, i orientuar në zgjedhjen e inkuadrimit drejt BE-së. Marrëveshja me Greqinë ka qenë mundësia e vetme që të hapim derën e BE-së. E qartë është se mbi 700 mijë qytetarë të Maqedonisë do të votojnë ‘për’, por tani për tani nuk dihet nëse do të bashkohen edhe ata që janë kundër”, ka thënë Buçkovski, transmeton MEDIAL.

Ai ka thënë se referendumi aktual është vazhdimësi e atij në vitin 1991.

“Atëherë luftuam për pavarësi, sot luftojmë të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së. Do ta konfirmojmë shtetësinë tonë”, është decid Buçkovski.

Ai ka shtuar se emri Republika Maqedonia Veriore është kompromisi që duket logjikisht i mundur.