Brok: Negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë


Eurodeputeti i CDU-së gjermane, Elmar Brok, për MIA-n deklaroi se negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut duhet tl fillojnë.

Ai e deklaroi këtë drejpërdrejt para fillimit të debatit për raportet për zgjerim, ku Maqedonia pret sërish rekomandim për datë për negociata me BE-në.

Brok, megjithatë ka pranuar se vendimi përfundimtar të cilin vendet anëtare të Unionit duhet ta marrin do të mund të shtyhet për ndonjë muaj.

“Qeveritë kanë punë të tjera për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet BE-ja, nuk mund të them saktë nëse do të jetë në qershor apo shtator, por duhet të fillojmë negociata me Maqedoninë e Veriut pozitivisht tani kur kontesti për emrin është zgjidhur”, deklaroi Brok.

Në këtë moment komisari evropian për zgjerim, Johanes Han, i ka prezantuar raportet para deputetëve evropianë. Për Maqedoninë dhe Shqipërinë pritet rekomandim pa kusht për fillimin e negociatave.