BP: Rriten investimet e huaja në Maqedoni


Investimet e huaja direkte për nëntë muaj të këtij viti janë 315.5 milionë euro, njoftoi Banka Popullore. Për një tremujor investimet e huaja janë zvogëluar për 11.5 milionë euro. Sipas të dhënave të Bankës Popullore për tremujorin e tretë tregojnë se në korrik të hyrat nga kapitali i huaj kanë qenë 4.2 milionë euro, në gusht 22.7 milionë, ndërsa në shtator janë shënuar dalje e kapitalit të huaj në vlerë prej 31.3 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur të hyrat nga kapitali i huaj për nëntë muaj ishin vetëm 13.7 milionë euro, investimet e huaja janë rritur për 23 herë./Gazeta e Pavarur