Bota e përcjell vitin e vjetër dhe e pret Vitin e Ri 2018

Qindra miliona njerëz në mbarë botën në sheshet e qyteteve të tyre, në qendra turistike, në kafene, restorante pabe… apo në atmosferë familjare në shtëpitë e tyre e përcjellin vitin 2017 dhe do të presin Vitin e Ri 2018.

Qyteti i Shkupit anuloi festimin tradicional të Vitit të Ri që do të mbahej në sheshin “Maqedonia” dhe fondet që ishin planifikuar për organizimin e pritjes do të dhurohen për qëllime sociale.

Megjithatë, sot saktë në mesditë në sheshin “Maqedonia” tradicionalisht do të arrijë Viti i Ri.

Festim të Vitit të Ri nën moton “Viti i Ri-buzëqeshje të reja” do të ketë në sheshin “Jadran” të organizuar nga Bashkia e Qendrës. Në mesditë do të organizohet një turnir shahu për Vitin e Ri dhe nga ora 21:00 fillon programi muzikor me Next Time, Aj Kju, Tamara dhe Kristina Arnaudova.

Festimi do të ketë karakter humanitar dhe fondet do të rezervohen për një djalë 16-vjeçar, i cili ka nevojë për një operacion të transplantimit të palcës së eshtrave në Itali.

Në prag të festave, kryeqyteti është dekoruar me elemente dekorative dhe ndriçime.

Pema e Vitit të Ri në sheshin “Maqedonia” u ndriçua më 18 të këtij muaji, e shoqëruar nga koret e shkollave të mesme të qytetit të Shkupit, nën dirigjim të Jasmina Beliçanec.

Autoritetet e qytetit dhe policia po u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos përdorin kapsolla dhe fishekzjarre gjatë festave.

Vitin e ri 2018 të parët do ta presin banorët e ishullit Tonga, Kiribati dhe Samoa. Vitin 2017 të fundit do ta përcjellin banorët e Samoas.