Boshnjakovski: Takimi Zaev- Cipras, hap drejt zgjidhjes përfundimtare të emrit


Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski në komentin e tij mbi pritjet dhe gjasat që të përmbyllet çështja e emrit në takimin e nesërm të kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në margjinat e samitit në Sofje, tha se është hap drejt zgjidhjes përfundimtare.

“Lidhur me takimin e nesërm të kryeministrave Zaev dhe Cipras, kryeministri Zaev tha publikisht se është herët të pritet një gjë e tillë, por mendoj se ky takim është hap drejt zgjidhjes përfundimtare”, ka thënë Boshnjakovski në pres konferencën e sotme, transmeton Medial.mk.