Boshnjakovski: Presim vendim politik për fillimin e negociatave me BE-në


Presim sinjal politik pozitiv që të mund të fillojnë përgatitjet intensive për fillimin zyrtar të negociatave me BE-në. Nuk ka asgjë të re përveç asaj që tashmë e punojmë si reforma. Nuk ekziston asnjë moment për të cilin duhet të përpilohet diçka. Një pjesë e përgatitjeve teknike po zhvillohen edhe për momentin. Pothuajse 20 kapituj kanë kaluar nga skriningu i përgatitur teknik. Por, për përgatitjen e kornizës negociuese, skriningu bilateral dhe konferenca e parë ndërqeveritare e cila e shënon fillimin e negociatave është e nevojshme dritë e gjelbër e niveleve politike në qershor, që zyrtarisht do na sillte në fazë intensive përgatitore. Do të thotë të gjitha afatet kohore mbeten të njëjta”, deklaroi zëdhënësi Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme për media.

Boshnjakovski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve cilët përmendore do të riemërohen dhe do të shënohen si përmendore nga Greqia antike tha se ky proces është në vijim dhe se komisionit në afat prej gjashtë muajve do të konfirmojë cilat janë këto përmendore.

“Komisioni do të konfirmojë cilat janë këto përmendore. Disa janë në qendër të Shkupit, por ende nuk e kemi listën”, tha Boshnjakovski.

Ai përmendi se në këtë moment kur komisioni e ka përfunduar punën dhe kur të konfirmojë cilat përmendore janë, tërë lista e përmendoreve që do të marrin mbishkrim se janë pjesë e historisë helene civilizuese -trashëgimore në tërë botën, do ta informojnë opinionin.