Boshnjakovski: Për momentin Zaev dhe Ahmeti nuk bisedojnë për referendumin për emrin


Zëdhënësi i Qverisë, Mile Boshnjakovski ka njoftuar se për momentin nuk ka bisedime ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe partnerit të koalicionit nga BDI-ja, Ali Ahmeti.

“Referendum duhet të ketë, vetë procesi është në vijim, ndërsa bisedime për momentin për këtë temë nuk ka”, deklaroi zëdhënësi Boshnjakovski.