Boshnjakovski: Ligjin për përdorimin e flamujve duhet ta respektojnë të gjithë


Gjithçka që është konfirmuar në Ligjin për përdorimin e flamujve duhet ta respektojnë të gjithë, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

Pas ngjarjes në Ohër kur në Kështjellën Samoil ishte vendosur një flamur i madh shqiptar nga ana e një grupi folklorist  për çka ishte  caktuar edhe  dënim gjyqësor, Boshnjakovski tha se Qeveria nuk i komenton  vendimet gjyqësore.

“Atje tashmë kemi vendim gjyqësor parësor, Qeveria nuk i komenton  vendimet gjyqësore. Megjithatë, pasiqë vendimi gjyqësor është i tillë  që është e qartë se ka disa shkelje të Ligjit për përdorimin e flamujve”, tha Boshnjakovski i pyetur për komentin e deklaratës së zëvendëskryetarit për Çështje Evropiane Bujar Osmani se sipas Ligjit, flamuri shqiptar mund të vendoset kudo.

Siç plotësoi Boshnjakovski çdo shkelje e ligjit për përdorim të flamujve sanksionohet pa dallim  të flamurit. Në shtet kemi ligj  për përdorimin e flamujve me dispozita të qarta, klauzola dhe nene. Gjithkund  ku është e lejuar, lejohet, ai është ligj dhe të gjithë duhet ta respektojnë pa dallim se për cilat flamuj bëhet fjalë. Përderisa ka shkelje të ligjit absolutisht se  vijojnë sanksionet”, tha Boshnjakovski.