Boshkovski: Më arrestuan për së dyti herë sepse ndonjë televizion nuk më kishte incizuar


Nuk jemi këtu për dëm material, këtu jemi për dëmin që më është shkaktuar mua, familjes time dhe partisë time në këtë proces të monitoruar politik për të cilin janë deklaruar e gjithë bota demokratike, kështu deklaroi sot lideri i “Të bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski pas seancës së sotme të rastit “Tortura” për arrestimin e tij me 6 qershor të vitit 2011, para restorantit “Vodenica”, transmeton Portalb.mk.

Të akuzuarit në seancën e sotme thanë se nuk ndjehen fajtorë, por, siç tha Boshkovski, shpreson se gjykata me procedurë të drejtë do ta dëshmojë të kundërtën.

“Do të jemi dëshmitarë të asaj që do të thuhet në seancë. Ju vet keni qenë dëshmitarë të maltretimit brutal dhe të asaj që sërish më dërguan nga stacioni policor në vendin e arrestimit, si në film, sepse ndonjë kamerë e ndonjë televizioni nuk e ka incizuar arrestimin. Për këtë sigurisht se do të përgjigjen”, tha ai.

Ndryshe, rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.