Boshkovski: Burgu i Shuto Orizares, shtëpia më e re e Gruevskit


Sipas të gjitha rregulloreve, burgu hetues në Shuto Orizare së shpejti do të jetë shtëpia e re e Nikolla Gruevskit, ka deklaruar Ljube Boshkoski, para selisë së sapohapur të partisë së ‘Të Bashkuar për Maqedoninë’ në Kisella Vodë, përcjell Fol.

”Edhe në qoftë se kjo duket një personalitet humori, megjithatë, nga pozicioni i kryeministrit ka bërë shkatërrime në Maqedoni, ku edhe pas 6 muajve të ardhjes së qeverisë së re, nuk mund të shërohemi. Ky njeri, i cili këto ditë po bën gjëra qesharake, duke u vozitur me një “Punto” dhe i tregon kombit se ai prej sot është duke u krahasuar me Todor Aleksandrovin e madh”, ka thënë Boshkoski.