Borisov: Sa më shpejtë që anëtarësohet Maqedonia në NATO dhe BE, aq më mirë për Bullgarinë dhe Greqinë


Sa më shpejtë e shohim Maqedoninë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, aq më mirë është për Bullgarinë dhe Greqinë, tha kryeministri bullgar Bojko Borisov në fjalimin e tij të samitit të tretë në Selanik, për perspektivën dhe bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Nuk ka vend më të mirë se Bashkimi Evropian. Edhe në Greqi kur u paraqit kriza e cila në tërësi edhe ndihmoi? Kush u ndal pranë saj? Bashkimi Evropian. Nëse, mos dhashtë Zoti paraqitet ndonjë problem, kush do të na ndihmojë? NATO-ja, Bashkimi Evropian. Lidhshmëria jonë është edhe gjeostrategjike në çdo fushë. Dhe sa më shpejtë që e shohim Maqedoninë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, aq më mirë është edhe për Bullgarinë dhe Greqinë”, tha Borisov.

Kryeministri bullgar në fjalim i përmendi edhe marrëveshjet e Maqedonisë me Bullgarinë dhe Greqinë dhe theksoi se kryeministrat e tre vendeve ishin të guximshëm.

“Dua fillimisht ta përshëndes Shkupin dhe veten për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, sepse ajo nuk është punë e lehtë. E saktë është se e juaja është pak më e rëndë, por Zaev dhe Aleksis ishin kryeministra të guximshëm si dhe ne i japim një perspektivë jashtëzakonisht të rëndësishme për NATO-n dhe Bashkimin Evropian homologëve tanë në Maqedoni. Ish Republika Jugosllave, emër i gjatë, shpresojmë se në kohën më të shpejtë edhe ajo do të zgjidhet”, tha kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov në fjalimin e tij në “Thessaloniki summit-in e tretë”./Gazeta e Pavarur