Borë në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë

Shtresa e dëborës këtë mëngjes në orën shtatë në Kodrën e Diellit ishte 96 centimetra , 65 centimetra në Mavrovë-Anovi, 43 në Krushevë dhe Lazarovopolë, 33 në Pozharane, 15 në Tetovë, 12 në Gjurishte, katër në Shkup-Petrovac dy në Topolçani dhe një centimetër në Pretor.

Nga Instituti Hidrometeorologjik informojnë se në 24 orët e fundit më së shumti reshje të shiut ka pasur në Dojran – 15 litra në metër katror, ​​13 litra në Demir Kapi, 10 litra në Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë, nëntë në Strumicë, tetë në Shtip, tre në Berovë dy në Ohër, Pretor dhe Prilep, dhe një litër në Mavrovë dhe në Gjurishte.

Temperature më të ulëta këtë mëngjesi janë regjistruar në Berovë dhe Mavrovë -2 gradë , -1 në Tetovë, Prilep dhe Lazaropole 0 në Skhup-Petrovac, Pretor, Manastir, 1 gradë në Ohër, Strumicë, 2 në Gjevgjeli, dhe 3 gradë në Dojran.

Ka mjegull në disa vende kryesisht nëpër lugina në Pollog, Pellagoni, Strumicë, Berovë dhe Shkup.