Boki 13 urgjentisht transportohet në klinikë, i është përkeqësuar gjendja derisa po dëshmonte në Prokurori


Boki 13 deri sa po dëshmonte për rastin “Reketi” në Prokurori i’u përkeqësua gjendja shëndetësore dhe urgjentisht është transportuar me ambulancë në klinikën në Shkup.

Ai sot në mesditë me përcjellje policore u soll në për të dëshmuar si i dyshuari i parë në rastin “Reketi”. Ajo që ra në sy është se 20 minuta para ardhjes së Bojan Jovanovskit në Prokurori në ndërtesën e Prokurorisë ka arritur veturë dhe ekipë e ndihmës së shpejtë.

Jovanovski tash e disa muaj është në paraburgim në burgun e Shutkës. Dyshohen për zhvatje të mbi 1 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev.