Boki 13 në paraburgim


 Tridhjetë ditë paraburgim për Bojan Jovanovskin dhe Zoran Milevskin, si të dyshuar  si të dyshuar për zhvatje parash, celulari i sekuestruar i prokurores Katica Janeva, si dhe bastisje në shtëpitë e prindërve të Jovanovskit në Taftalixhe dhe në zyrën e tij në 1TV është epilogu i ditës së djeshme, pasi që Prokuria Themelore i zbardhi rastet për Jovanovskin dhe Milevskin, ndërsa Janevska dha dorëheqje të parevokueshme.

Dy të dyshuarit deri vonë mbrëmë kanë qenë në hetuesi në Gjykatën Themelore, pas së cilës Gjykata doli me komunikatë zyrtarë në të cilën e konfirmoi masën e arrestit.

Milevski mbrëmë me shoqërim të policisë është dërguar në burgun e Shutkës konfirmuan për MIA-n nga burgu prej ku na theksuan se në çdo moment pritet edhe arritja e Jovanovskit.

Telefoni celular i Prokurores speciale Katica Janeva është marrë me urdhër të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, konfirmojnë për MIA nga Prokuroria edhe atë për shkak të mbledhjes së më shumë informacioneve për hetimin që Prokuroria e ka hapur sot kundër Bojan Jovanovskit (Boki 13) dhe Goran Milevski (Zoki Kiçeec).

“Celulari është marrë që ta shohim komunikimin e prokurorit publik dhe të dyshuarit të parë. Bastisja nuk është bërë tek asnjë prokuror publik dhe tani për tani nuk ka arsye pse të nxirren para gjykatësit”, deklaroi mbrëmë vonë para gjykatës prokurorja Vilma Ruskoska.

Ajo konfirmoi se Jovanovski është ndaluar në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” gjatë një tentative për arratisje. Ruskoska theksoi se para të shënuara si dëshmi nuk ka, por kanë siguruar biseda dhe video-xhirime.

Pas dëshmive të mbledhura verbale dhe materiale, Prokuroria dje hapi hetim në të cilin dy të dyshuarit i ngarkon se kanë kryer vepër penale “pranimin e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, ndërsa njëri nga ata është i dyshuar edhe për vepër penale “pastrim parash dhe kontribute të tjera nga vepra e dënueshme”.

Ata në dy raste kanë marrë gjithsej 1,5 milionë euro nga tetë milionë euro të kërkuara për një person kundër të cilit është zhvilluar hetim. Të dyshuarve nga të cilët i kanë zhvatur paratë i kanë premtuar se përmes një prokurori me të cilin kanë lidhje miqësore gjegjësisht ndikim do ta ndalojnë procedurën hetuese ose do t’ia lehtëstojnë pozicionin në procedurë

Prokurorja Publike për krim të organizuar Villma Ruskoska dje në konferencë shtypi e elaboroi rastin dhe dëshmitë me të cilat hapet hetimi, por nuk i komunikoi identitetet e të dyshuarve, për shkak të respektimit të prezumimit të pafajësisë, identiteti e prokurorit mi të cilin dy të arrestuarit kanë pasur ndikim.

Prokuroria nga 2 maji i këtij viti kundër këtyre dy personave ka kryer procedurë parahetimore gjatë së cilës janë grumbulluar më shumë dëshmi verbale dhe materiale që japin bazë kundër tyre sot të hapet procedurë hetuese për kallëzim penal.

“Procedura hetuese udhëhiqet nga nëntori i vitit 2018 deri në prill të vitit 2019 i dyshuari i parë duke përdoruar ndikimin e tij ndaj prokurorit publik, ka ndikuar që të kryhet veprim me të cilin  në procedurë hetuese do të lirohet pozita e një personi të dyshuar në atë procedurë, ndërsa i dyshuari i dytë ka kontribuuar me atë se ka dakorduar takime të vazhdueshme dhe vendosjen e kontaktit të ndërsjellë të të dyshuarit të parë me bashkëshorten e të dyshuarit në atë procedurë personalisht me të dyshuarin”,sqaroi Ruskovska.

Në takimet, siç tha, të dyshuarit i kanë bindur dëshmitarët në ndikimin e të dyshuarit të parë ndaj prokurorit publik dhe për ndërmjetësim në dy raste kanë pranuar gjithsej 1,5 milionë euro. Takimet janë mbajtur në disa vende në shtëpinë e dëshmitarëve, por edhe në shtëpinë e të dyshuarit të parë.

Për të dyshuarin e parë krahas kësaj vepre penale udhëhiqet edhe hetim për veprën penale “pastrim parash dhe kontribute të tjera nga vepra penale” sepse paraprakisht mjetet e zbatuara nga vepra penale marrjen e shpërblimit për ndikimin e kundërligjshëm i ka lëshuar në qarkullim si para të fituara legalisht dhe me ata ka blerë sende, veshmbathje,  ka paguar pushim edhe pse e gjithë kjo i ka tejkaluar të ardhurat e tij.

Katica Janeva paraprakisht e deponoi dorëheqjen nga funksioni. Dorëheqja siç thekson Janeva në komunikatën më shkrim të publikuar në ueb faqen e PSP-së do të aktivohet në momentin kur partitë politike do të harmonizojnë vendimin ligjor dhe do të zgjedhin trashëgimtarin e saj.

“Në momentin kur me konsensus të të gjitha partive politike u zgjodha për Prokuror special publik, vetvetes dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut iu premtova se funksionin Prokuror special do ta kryejë në interes të sundimit të së drejtës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit në RMV. Iu rreka funksionit në rrethana tepër të vështira dhe e vetëdijshme për detyrën që më është dhënë”, tha Janeva.

Në konferencën e djeshme pë[r shtyp prokuror publik Lubomir Joveski dhe Ruskoska refuzuan të thonë për cilin prokuror bëhet fjalë, ndërsa nuk sqaruan as nëse është realizuar tregtia e ndikim, falë fuqisë së prokurorit. Prokurori për të cilin  bëhet fjalë nuk është thirrur për deklaratë.

Në pyetjen nëse dorëheqja e Janevës është e ndërlidhur me procedurën hetuese, Joveski u përgjigj se dorëheqja është akt i saj personal, të cilin nuk do ta komentoj.

Janeva, e cila ka qenë në krye të PSP nga shtatori i vitit 2015, është tërhequr nga funksioni dy muaj para skadimit të mandatit, që i përfundon më 15 shtator. Ajo pothuajse në të gjitha paraqitjet publike deri më tani ka thënë se nuk ka ndër mend të tërhiqet nga funksioni deri në përfundimin e mandatit, ndërsa paralajmëroi edhe se planifikon sërish të kandidohet.