Boki 13 kthehet në Shutkë në gjendje të mirë shëndetësore


Bojan Jovanovski pas vizitës së bërë mjekësore në klinikat e Shkupit është kthyer në burgun e Shutkës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, informon për MIA-n, drejtori i burgut të Shkupit, Esad Rahiq.

Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, Zoran Millevski, i njohur si Zoki Kiçeec janë në arrest,  dhe dyshohen për rastin “Reket” për marrjen e parave për ndikime kundërligjore.