Boki 13 kërkon heqjen e paraburgimit për shkak gjendjes së keqe shëndetësore


Фото: Б. Грданоски

I dyshuari i parë në rastin “Reket” Bojan Jovanovski – Boki 13 së bashku me avokatin e tij Sasho Dukovski, sot në Gjykatën e Apelit në Shkup në seancë publike kërkuan heqjen e masës paraburgim,  për shkak gjendjes së keqe shëndetësore të tij.

Për gjendjen shëndetësore të Bokit, avokati i tij në gjykatë ka dorëzuar edhe dokumentacion mjekësor.

Dukovski ka potencuar se i dyshuari çdo të dytën ditë dërgohet në kirurgjinë torakale të marr terapi dhe të intervenohet, si dhe sipas mendimit të mjekut profesori i cili e trajton në spital, ai duhet të hospitalizohet.

Jovanovski gjendjen e tij e ka përshkruar si rrezik për jetën dhe se dy herë është operuar në mënyrë të pasuksesshme.

Boki gjendet në paraburgim për tre arsye edhe atë, për shkak mundësisë të ndikojë ndaj dëshmitarëve, për përsëritjen e veprës dhe për shkak rrezikut nga arratisja.