Bogdanoviq: Ta parandalojmë epideminë


Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme shpalli epidemi nga morbiljet në tërë zonën e Shkupit, me çka sot, më 03.01.2019 hyn në fuqi masa e përkohshme për ndalim të dërgimit të fëmijëve të pavaksionuar në çerdhet në zonën e Shkupit, njofton Portalb.mk.

Me këtë rast, kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, ka dërguar apel deri te prindërit që të gjithë t’i respektojnë rekomandimet e ministrisë.

“Ministria e Shëndetësisë sot në territorin e Qytetit të Shkupit ka shpallur epidemi për morbilje. Në pajtueshmëri me vendimin e Ministrisë, çerdhet në territorin e Komunës Qendër prej sot t’i pranojnë vetëm fëmijët që e kanë kaluar procesin e vaksinimit”, thuhet në kumtesë.