Bogdanov: Ka opsion që të mbështetet Marrëveshja në Kuvend


Anëtari i Komitetit Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së Kostadin Bogdanov para takimit të sontëm me bashkpartiakët e tij të VMRO-DPMNE-së tha se pret të bisedohet për hapat e ardhshëm pas referendumit të ditës së diel.

“Ka opsion që të mbështetet Marrëveshja në Kuvend apo zgjedhje të parakohshme. Nuk e di si është disponimi, ky është takimi i parë pas referendumit, por bindja ime personale është që të përfundojë procesi në Kuvend dhe se deputetët duhet ta ndërmarrin përgjegjësinë e tyre”, tha Bogdanov.