Blerim Sejdiu: Marrëveshja, moment historik kur duhet dëshmuar qëllimet tona euroatlantike


Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e vlerësoi si pozitiv dhe shtoi se tani është momenti i vërtetë kur qytetarët duhet të dëshmojnë sa dëshirojnë ardhmëri euroatlantike. Sejdiu në profilin e tij në Facebook shkroi se të gjithë duhet bashkë ti luftojnë korrupcionin, krimin, ti bëjnë reformat në gjyqësor me qëllim që Maqedonia më në fund të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-së.

“Republika e Maqedonisë së Veriut”

Shoqëria dhe shteti ynë po shtyn përpara një proces të rëndësishëm e që për qëllim ka aderimin e plotë të shtetit tonë në strukturat euro-perëndimore.
Protagonistët dhe subjektet e këtij misioni historik padyshim që janë qytetarët e këtij vendi që përmes votimit të forcave reformatore.

Ftoj të gjithë votuesit e kësaj fryme por edhe qytetarët në përgjithësi që të jemi stoik dhe të përkushtuar deri në aderimin e plotë të vendit në NATO dhe me një dinamizëm të theksuar t’i rrekemi reformimit të sistemit gjyqësor, luftës ndaj korrupsionit dhe ç’kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. Kaq afër jemi, prandaj është edhe moment historik në historinë tonë dhe përfundimisht, varësisht nga përkushtimi dhe vetëmohimi ynë do të dëshmojmë se kush është në anën e historisë e kush jo. Qëndroni stoik dhe ftoni në këtë qëndresë!

Ne meritojmë më shumë se kaq!”, shkroi Sejdiu.