Blerim Bexheti kthehet ministër i Drejtësisë?

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev për mediat e vendit paralajmëroi se në pranverë do të ketë ndryshim të kuadrove dhe rikonstrouim të kabinetit të tij qeveritar. Sipas informatave më të fundit, me rikonstruimin e ri të Qeverisë së Maqedonisë do të rikthehet fuqishëm në eshallonin e parë qeveritar, Blerim Bexheti, i cili do të emërohet ministër i ri Drejtësisë në vend të ministrat aktual nga Gostivari, Bilen Saliji, shkruan alfa.press. Një zyrtar i lartë i BDI-së, në kushte anonimiteti ka deklaruar për mediumin tonë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka besueshmëri të madhe tek puna dhe vendosshmëria e kryetarit aktual të komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit.