Bistis: Të paqëndrueshme janë dallimet në koalicionin qeveritar në lidhje me emrin


Qëndrimet e ndryshme midis partnerëve të koalicionit në Qeverinë greke në lidhje me çështjen esenciale nga politika e jashtme, siç është kontesti për emrin, thjesht janë të padurueshme, veçanërisht në rrethanat e tanishme pozitive, që janë krijuar në lidhje të mundësisë për tejkalimin e kontestit, komentojnë sot mediat greke. Qeveria e kryeministrit Aleksis Cipras tregoi optimizëm dhe gatishmëri të madhe që të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme dhe e gjithë kjo përmes aktiviteteve të intensifikuara diplomatike të shefit të diplomacisë Nikos Koxias, transmeton MIA.

Këto tentime, siç komentojnë mediat greke, megjithatë hasin në pengesë për shkak të qëndrimit të liderit të Grekëve të pavarur (AKEL) dhe ministër i Mbrojtjes Panos Kamenos, i cili përsërit se është kundër termit “Maqedoni” të mbahet në propozimin për emrin. Nikos Bistis, zëvendësministër i Punëve të Brendshme nga korriku deri në mars të vitit 2004 gjatë qeverisjes së Kostas Simitis, në rishikimin e tij për Protagon.gr. të gjendjeve në koalicionin qeveritar grek në lidhje me kontestin me emrin përkujton se Koxias veç më ka përmendur se koha për Greqinë po kalon, jo vetëm në lidhje me zgjidhjen e kontestit me emrin, por edhe në lidhje me çështje qipriote, që është hapur që nga viti 1974.