Bisedimet për Specialen vazhdojnë, ftohet edhe opozita shqiptare
Kryeministri Zoran Zaev nuk beson se kanë dështuar bisedat për ligjin e prokurorisë publike dhe statusin e ardhshëm të PPS-së me partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE. Konsideron se me biseda mund të vjen deri te zgjidhja pas së cilës mund të ndalen të gjithë dhe se deri në fund të muajit mund të mbyllet kjo çështje. Prej sot, siç paralajmëroi, fillojnë bisedat edhe me partitë më të vogla opozitare dhe grupet më të vogla parlamentare.
“Ky është një nga ligjet më të rëndësishme në gjyqësi. Ministria e Drejtësisë sot i fillon bisedat me partitë më të vogla politike dhe grupet më të vogla parlamentare. Nuk besoj se kanë dështuar bisedat edhe me partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE”, deklaroi sot Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të tribunës në Kumanovë.
I pyetur nëse pret deri më 1 prill të vendoset ligji, Zaev u përgjigj se përderisa bëhen përpjekje është e mundur.
“Mendoj se ka kohë, edhe pse Parlamenti nuk punon që të mos japë vegla politike të politikanëve dhe të deputetëve të keqpërdoren për shkak të fushatës, atëherë mund të konvokojë seancë në muajin prill. Nuk do të doja kjo temë të keqpërdoret në fushatë. Do të ishte mirë ta mbyllim këtë çështje para fushatës”, deklaroi kryeministri.
I pyetur cilat nga kushtet e grupit opozitar të punës janë të pranueshme, Zaev tha se për të është e pranueshme gjithçka që është e mundshme me kushtetutë, ajo që është e pranueshme për qytetarët, që është në frymën e Komisionit të Venecias, në frymën e reformave dhe të strategjisë në gjyqësi. Për atë potencoi, mundohemi edhe ne si shtet, por edhe partnerët tanë evropian. Sqaroi se parimet për të cilat mundohen tashmë janë të pranueshme ose të implementuara në ligjvënien tonë, një pjesë e pushtetit paraprak, ndërsa një pjesë e pushtetit të tanishëm.
“Besoj se është e mundur të gjithë së bashku të ndalemi pas një zgjidhje cilësore me të cilën do të mundësojmë së pari ne si faktorë politik të kemi besim, ndërsa gjithsesi edhe qytetarët, sepse do të ketë impakt serioz në pjesën e luftës kundër krimit, korrupsionit, por edhe rregullim të normave juridike në vend”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në Kumanovë.