Biseda ndërmjet Zaevit dhe Tsipras nuk është e sigurt se do të ndodhë shpejt


Mbetet e paqartë koha kur kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij Alekis Cipras do të flasin në telefon, ku pritet që të diskutojnë për takimin e tyre në Prespë.

Agjencia greke e lajmeve, ANA-MPA e citon një zyrtar të qeverisë greke i cili ka folur për një pasiguri rreth arritjes së shpejtë të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së emrit të Maqedonisë.

Në këtë frymë, zyrtari grek ka thënë se edhe biseda telefonike ndërmjet dy kryeministrave nuk është e sigurt se do të bëhet shpejt.