Bilall Kasami hyn me forcë në selinë e Lëvizjes Besa në Shkup


Rreth orës 9:30 te mëngjesit te sotëm një grup personash ne mesin e te cilëve ka qene edhe Bilall Kasami, kane hyrë me forcë në selinë e Lëvizjes Besa në Shkup. Sigurimi i objektit ka thënë se nuk ka mundur t’i ndalojë dot të mos futen brenda objektit te selisë, për shkak të numrit të madh të personave dhe nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të lajmërojë policinë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe për momentin po kryejnë kontrolle brenda selisë.