Bie alarmi, anulohen seancat në Gjykatën Penale


Alarmi në Gjykatën Penale ka anuluar seancat e sotme gjyqësore, përfshi edhe atë për zhvillimet e 27 prillit dhe rastit “Monstra”.
Në pamundësi për të ndalur alarmin, është ndërpre rryma në ndërtesën e Gjykatës.

Të punësuarit, të akuzuarit dhe avokatët e tyre, si dhe ekipet e gazetarëve që ndjekin proceset gjyqësore, gjenden para godinës së gjykatës.
Tani për tani nuk ka informatë për arsyen e alarmit. Në hyrjen e Gjykatës Penale janë ngjitur njoftime se për shkaqe teknike, të gjitha proceset gjyqësore anulohen për pas orës 11:00.