Bexheti: Zaev ta pastrojë administratën nga njerezit e inkriminuar dhe të paaftë


Rektori I Universitetit të Evropës Juglindore Abdulmenaf Bexheti thotë se arsyet krysore për ngecjen enkonomike të Maqedonisë sivjet përveç përqëndrimit të qeverisë në zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, është edhe toleranca e tepruar ndaj njerëzve të inkriminuar dhe të paaftë të ish pushteit të akomoduar në administratën publike, për të cilët ka indikacione të besueshme se kanë shpërdorur detyrën zyratre.
Rektori Bexheti thotë se realizimin me sukses të reformave ekonimike nuk duhet ta pengojë ngurimi i kryeministrit të mos heq qafësh këto njerëz vetëm për për të shmangur akuzat e opozitës dhe faktorit ndërkombëtarë për revanshizëm politik.
“Në emër të mos revanshizmit nuk guxoni që ju të jeni jo eficient. Këtu mendoj se e mira më e madhe e kryeministrit është se është shumë i mirë ndaj njerëzve të këqinj ose ndaj njerëzve të pasuksesshëm. Njerëzit e një sistemi të mëhershëm që kanë dëshmi për abuzimt që kanë bërë, keqpërdorimet, për raportet e Entit të revizionit, për institucione të tjera publike, kontrrolli financiar publik, që është institucione publike, tregojnë çmos për nivelin e abuzimeve dhe keqpërdorimeve dhe ka disa prej tyre që janë akoma në detyrat e caktuara”- thotë Bexheti.
Sipas tij, te kryeministri nuk mungon vullneti për realizimin e reformave, por duhet të mësojë të thotë JO. Bexheti shton se kryeministri mund të jetë human, por kjo nuk e arsyeton dhe nuk e lejon të amnistojë njërëzit e inkriminuar dhe të paaftë në administratën publike, pasi mandatin e ka marrë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.