Bexheti: LSDM të kuptoj se ASH është shtylla e kësaj Qeverie


Anëtari i Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti përmes një postimi në Facebook ka komentuar mungesën e kuorimit të sotëm në Parlament për të votuar kryeprokurorin e ri, njofton Zhurnal. Ai tshkruan se votat e pamjaftueshme për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm është edhe një arsye se LSDM duhet të kuptoj se Ziadin Sela është shtylla e kësaj qeverie.

Më poshtë e keni statusin e plotë të Bexhetit:

“Mungojnë votat e mjaftueshme në Kuvend për ta zgjedhur Prokurorin e përgjithshëm. Është koha ta kuptojë LSDM se ASH dhe Ziadin Sela është shtylla e kësaj qeverie, dhe se ndihmon dot as Amdi Bajram, as ata që presin tek dera. Respektojeni marrëvehsjen e 27 Prillit. Është interes i shtetit, i reformave dhe i shpresës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Deputetët e Parlamentit sot kishin dy tentime të dështuara për të votuar Ljubomir Joveskin për prokuror të ri publik.

Gjatë tentimit të parë, “për” votuan 59 deputetë, ndërsa njëri ishte i përmbajtur, derisa në tentimin e dytë gjithsej votuan 60 deputetë dhe të gjithë ishin “pro”, por gjithsesi nuk mjafton sepse nevojiten 61 vota.