Besir Dari do të kryeson me BSP-në derisa të emërohet drejtor i ri


Byroja e Sigurisë Publike (BSP) do të udhëhiqet nga Zëvendës Drejtori Besim Deari pas shkarkimit të Llaze Velkovskit në seancën e djeshme të Qeverisë.

Deari ka shërbyer si zëvendës drejtor në BJB për shumë vite. Ai ka qenë në këtë pozitë edhe në kohën e qeverisë së mëparshme, Deari shërbeu si zëvendës i BJP-së edhe në kohën kur drejtor ishte Mitko Çavkov.

Siç thotë nga Ministria e Brendshme, drejtori i ri që do të ulet në kolltuk pas Velkovskit duhet të emërohet nga ministri Oliver Spasovski dhe më pas propozimi të shqyrtohet në seancë qeveritare.

Ndryshe, sipas informatave jozyrtare, në publik përfliten disa emra si pasardhës të Velkovskit. Si kandidat më serioz përmendet emri i Sasho Tasevskit, kryeshef i departamentit për sigurim, apo e njohur si Drejtoria e 6-të e MPB-së.