Besa në krye me Kasamin: Nuk do të merremi me shpifje të padronëve me qëllime antishqiptare


​Lëvizja Besa nuk do merret me shpifjet dhe mashtrimet e Orhan Murtezanit edhe padronëve të tij nga rrjeti i shoqatave të dyshimta me qëllime antishqiptare. ​Gjitha strukturat e Lëvizjes Besa janë të fokusuara në organizimin e Kongresit të parë të partisë dhe nuk do humbim energji me çdo shpifje që po mundohen të bëjnë poltronët e paguar që punojnë për gjithçka por jo edhe për interesat e shqiptarëve të Maqedonisë.

​Për hir të informimit të opinionit publik ne duke nisur nga 6 janari i këtij viti kemi angazhuar avokat i cili veç më ka përmbyllur disa lëndë që i janë dorëzuar organeve të drejtësisë kundër personit të apostrofuar dhe atyre që e rrethojnë atë për shpifje, mashtrim dhe keqpërdorim të simboleve të Lëvizjes Besa.

​Ne e kuptojmë sikletin në të cilin ndodhen ata pasi që nuk dinë se si t’ja sqarojnë opinionit se janë duke formuar parti të re politike dhe mundohen që sa më shumë të dëmtojnë Lëvizjen Besa. Opinioni i njeh shumë mirë se kush janë dhe çka përfaqësojnë këta njerëz, dhe këtë më së miri e dëshmon edhe paraqitja publike e të ashtuquajturit kryetar të tyre i cili sipas modelit të profesorit të vet Gjorgje Ivanov është skandal në vete.