Besa e Kasamit: Qeveria paralelisht me euro-integrimet të fokusohet edhe në problemet e qytetarëve


Lëvizja Besa në krye me Bilall Kasamin përmes një press konference kërkon nga Qeveria që paralelisht me euro-integrimet të fousohet edhe në problemet e përditshme të qytetarëve. E një ndër ato së fundmi është edhe rritja e çmimit të derivateve të naftës i cili po rrëndon edhe më tepër buxhetin e qytetarëve por edhe të bizneseve.

“Sa për ilustrim ju prezanzojmë rritjen e çmimeve prej viti 2016 deri sot: Fillim i viti 2016 – Nafta ka patur çmim 39 denar, dhjetor 2017 – Nafta ka arritur çmimin 54.50 denar, ndërsa nga sot çmimi i naftës arrin 69 denar. E kthyer gjithë kjo në përqindje del se ne krahasim me fillimin e vitit 2016 sot kemi çmimin e naftës për rekord prej 77% më të shtrenjtë. Në kushte kur pagat e administratës publike, arsimtarëve, mjekëve etj., janë në po të njejtat shifra, mund të konkuldojmë se politikat e kësaj qeveria janë komplet të dështuar  dhe se standardi jetësor i qytetarëve jo vetëm që nuk mbetet në statusin e njejtë por përkundrazi po vështirsohet dita ditës”, thonë nga Lëvizja Besa.