BESA e Kasamit: Kongresi më 24 shkurt, janë evidentuar 505 delegatë


Lëvizja BESA- krahu i Bilall Kasamit ka informuar sot për organizimin e Kongresit që do të mbahet më 24 shkurt në Shkup.

Për mbajtjen e Kongresit sipas përfaqësuesit të kësaj partie, Abdush Demiri janë të evidentuar 505 delegatë në bazë të proporcionit të rregullores për organizimin e Kongresit, raporton Medial.mk.

“Prej sot e shpallim të hapur afatin për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të partisë, meqë dihet lista e delegatëve dhe inkurajojmë të gjithë kandidatët të bëjnë grumbullimin e nënshkrimeve dhe të garojnë për postin e kryetarit”, ka thënë Demiri.

Ai nuk ka dhënë detaje nëse Kasami do të ketë kundërkandidat për kryetar, duke iu referuar në atë që tha se lista është e hapur për dorëzimin e kandidaturave.

Sipas tij, Lëvizja BESA mund të ketë vetëm një Kongres, pra ai më 24 shkurt që do të mbahet në Shkup.