Besa e Gashit do të jetë pjesë e Qeverisë


Se Lëvizja BESA e udhëhequr nga Afrim Gashi do të jetë pjesë e qeverisë kjo cështje tashmë është gati e finalizuar. Janë detajet e fundit që po diskutohen mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Afrim Gashit për ndarjen e dikastereve nga ministritë e deri në drejtori si dhe nivele tjera.
Sa i përket ministrive, Lëvizjes BESA do ti takojë posti i zv/kryeministrit për reforma, por mundësia e dhënies edhe të një ministrie, në rast se PDSH i bashkëngjitet koalicionit. Një nga ministritë që janë në lojë është ajo e arsimit, ekonomisë, por në lojë është edhe ajo e pushtetit lokal, informojnë për INA, burime pranë LSDM.

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se në kuadër të bisedimeve për zgjerimin e koalicionit qeverisës do të bisedojë me të gjitha partitë politike të interesuara për tiu bashkëngjitur Qeverisë. Por deri tani dy takime janë zhvilluar vetëm me Lëvizjen BESA të Gashit dhe asnjë parti tjetër./Gazeta Express/