Berisha-Ramës: Prano urgjent kërkesat e opozitës, ndryshe këtë pranverë vjen edhe fundi yt i merituar


Ish-kryeministri Sali Berisha  ka bërë disa kërkesa publike sot pasuesit të tij në detyrë, kryeministrit Edi Rama, duke i bërë thirrje që t’i pranojë urgjentisht ato, pasi “përndryshe kjo pranverë do të jetë fundi yt i merituar,’ – u shpreh Berisha.

“Prano urgjentisht kërkesat e opozitës; Hiq me urgjencë “taksën plaçkë” të Rrugës së Kombit, anulo menjëherë TVSH për biznesin e vogël, shtesën e tarifës së ujit, taksës së pronës, rikthe mbrojtjen ekonomike dhe ndihmën sociale për të mjerët që u preve kafshatën, përndryshe kjo pranverë do të jetë fundi yt i merituar,” ishin disa nga kërkesat e ish-kryeministrit të vendit, nëpërmjet një statusi që publikoi sot në profilin e tij Facebook.