Benzinat shtrenjtohen për gjysmë denar, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Për gjysmë denari rritet çmimi i  shitjes me pakicë të benzinave, ndërsa çmimi i dizelit dhe i vajit ekstra të lehtë për amviseri mbetet i pandryshuar.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuperit BS 95 prej sonte në mesnatë do të arrijë 67 denarë për litër, i Eurosuper BS 98 do të jetë 69 denarë. Dizeli do të vazhdojë që të shitet për 61 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga 51 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 HC ulet dhe do të arrijë vlerën e 31,8 denarësh për kilogram.

Çmimet referente të derivateve të naftës  në tregun botëror në krahasim me periudhën e kaluar  shtatë ditore shënojnë rritje tek benzina në mesatare për rreth 1,61 për qind, tek dizeli ka ulje në një mesatare prej rreth 0,07 për qind, tek vaji ekstra i lehtë  ulje mesatarisht  prej rreth 0,05 për qind dhe tek mazuti  ulje mesatarisht për rreth 3.09 për qind.

Kursi i dinarit në krahasim me dollarin në periudhën e kaluar shtatë ditore arrin 55,43 për qind dhe është për 0,033 për qind më i ulët nga kursi i dollarit me të cilin u formuan çmimet e përllogaritjeve paraprake.