Benzinat shtrenjtohen, ndërsa dizeli lirohet

 Çmimi i benzinave prej sonte në mesnatë rritet për gjysmë deri në një denarë, ndërsa dizeli lirohet për gjysmë denari për litër, vendosi Komisioni rregullator për energjetikë.

Me vendimin kryhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0.26 për qind.

Çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 rritet për gjysmë denari dhe do të arrijë 67.5 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për një denarë dhe do të kushtojë 70 denarë për litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) zvogëlohen për gjysmë denarë dhe do të arrijë 61.5 gjegjësisht 50 denarë për litër.

Me vendim të KRRE për 0,302 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 HC dhe do të kushtojë 33.134 denarë.

Si arsye për çmimet e reja të derivateve të naftës nga KRRE-ja e theksojnë ndryshimin e çmimeve referente të derivateve të naftës në tregun botëror në shtatë ditët e fundit edhe atë rritja tek benzina mesatarisht për rreth 2,18 për qind dhe ulja për rreth 1,5 për qind tek dizeli dhe për 1,94 për qind tek vaji ekstra i lirë, si dhe për 0,29 për qind kurs më të lartë i dollarit në krahasim me denarin.