Benzina shtrenjtohet për 2,5 deri tre denarë, ndërsa diseli për 1,5 denarë


Çmimet me pakicë të benzinës rriten për 2,5 deri tre denarë, ndërsa diseli për 1,5 denarë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Për tre denarë më i shtrenjtë prej sonte në mesnatë do të jetë çmimi i Eurosuper 95 dhe do të shitet për 71,5 denarë për litër, ndërsa 2,5 denarë rritet çmimi i Eurosuper 98 dhe do të shitet për 73 denarë për litër.

Çmimet me pakicë të Eurodiselit rriten për 1,5 denarë dhe do të arrijnë 62,5 denarë, ndërsa çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të arrijë 51 denarë.

Rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit dhe do të arrijë 34,45 denarë për kilogramë.

Çmimi mestar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e fundit 14-të ditore ka arritur 70,422 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit krahasuar me dollarin ka arritur 54,67 denarë.