Bekteshi ka dëgjuar disa prej “bombave” për BDI-në, thotë se janë biseda private


Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot deklaroi se nuk dëshiron t’i komentojë të ashtuquajturat bombat e reja nga bisedat e përgjuara gjoja nga persona nga BDI-ja, të cilat janë publikuar në Fejsbuk, duke marrë parasysh se publikimi i tillë është ashpër i ndaluar me ligj.

Ai ka dëgjuar disa nga të ashtuquajtura “bomba”, dhe, siç tha, ato janë biseda private.

“Nuk do të dëshiroja të komentoj për diçka që është ashpër e ndaluar me ligj. Lidhur me bombat, shkurtë kam dëgjuar disa. Ato janë biseda private , siç mundem unë me ju ose cilido të komunikojë privatisht”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas konferencës për shtyp për projekt ndryshimet e ligjeve për veprimtarinë turistike dhe hotelierike.