Bekir Asani kërcënon gazetarin Naser Selmani


Vëllau u Bekir Asanit funksionerit të BDI-së nga Shkupi Bejtulla Asani ka kërcënuar në mesazh privat në Facebook gazetarin dhe kryeredaktorin e portalit Almakos Naser Selmani për një deklaratë të tij para disa ditësh kur ndodhi incidenti mes Bekir Asanit dhe polices tek Mavrovka. Përfaqësuesi i OSBE-së në Maqedoni Harlem Dezir ashpër ka kritikuar këtë kërcënim dhe ka kërkuar nga organet e rendit të marin masa për sigurimin e gazetarit, zbardhjen e rastit dhe ndëshkimin e autorëve, transmeton portali Shqipmedia.

Ja cfare shkruajti Selmani para disa ditësh: Maqedonia u gunjëzua para një dhunuesi si Beqir Asani!

Shteti juridik u gunjëzua para një dhunuesi, i mbështetur nga BDI. Qeveria na ka borxh të sqarojë, kush bënë trysni ndaj polices Jasmina Jançovska të ndryshojë deklaratën për incidentin te Mavrovasja.

Nëse nuk e mbrojmë Jasminën, Maqedonia do të jetë shtet i dhunuesve si Beqir Asani! Turp!, shkruan kryetari i Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni Naser Selmani.